Indonezi, banorët me qetësi shikojnë vullkanin Sinabung

Ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur Sinabung disa herë kishte hedhur lavë, banorët e fshatrave përreth nuk janë evakuuar, por me qetësi shikojnë këtë fenomen natyror.

Vullkani Sinabung në ishullin e Sumatrës, në Indonezinë veriore, përsëri është “zgjuar” dhe intensivisht liron sasi të mëdha të tymit dhe hirit.

Nga shpërthimi, vullkani ka filluar të nxjerrë lavë, shkumë që përmban flluska të gazit të nxehtë dhe mbetje shkëmbore, që arrijnë distancë prej tre kilometra nga mali.

Ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur Sinabung disa herë kishte hedhur lavë, banorët e fshatrave përreth nuk janë evakuuar, por me qetësi shikojnë këtë fenomen natyror

Sinbung, pas gati 400 vjet të pasivitetit, për herë të parë u aktivizua në verën e vitit 2010. Që atëherë ka shpërthyer në mënyrë të përsëritur duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve, ndërsa-mijëra banorë janë detyruar të zhvendosen në rajone e tjera. Shkencëtarët besojnë se ky vullkan është “zgjuar” nga një seri tërmetesh që tronditën Sumatran, shkruan Anadolu Agency (AA).

Indonezia gjeografikisht ndodhet në të ashtuquajturën zonë e zjarrtë e Pacifikut, ku të paktën ndodhen 120 vullkane aktive në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button