Australia nuk ndryshon vendimin për pranimin e 12 mijë refugjatëve

Ministri i Migrimit të Australisë Peter Dutton njoftoi se nuk kanë asnjë ndryshim në vendimin për pranimin e 12 mijë refugjatëve pas thirrjes së deputetit të Partisë Kombëtare, Andrew Fraser që “kufijtë të mbyllen për refugjatët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputeti i Partisë Kombëtare, partneri i pushtetit në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW), Fraser në letrën e tij për kryeministrin Malcolm Turnbull ka kërkuar: “Mos të pranohet refugjatë nga Lindja e Mesme”.

Fraser mes tjerash në letrën e tij ka shkruar: “Tashmë kemi anarkistë të mjaftueshëm në Australi, nuk kemi nevojë për ata që do të vijnë me maskën e refugjatëve”.

Ministri i Migrimit të Australisë Peter Dutton në deklaratën e tij reagoi në thirrjen e Fraser-it. Dutton theksoi se nuk ka asnjë ndryshim në vendimin për pranimin e 12 mijë refugjatëve.

“Nuk do ti mbyllim kufijtë e Australisë për refugjatët por nuk do të bëjmë kompromis në masat e sigurisë duke qenë të sigurt ndaj atyre që do të vijnë”, deklaroi Dutton.

Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Mike Baird tha se janë marrë masat e sigurisë. “Sipas meje askush mos të na tregojë se nuk duhet t’u ndihmojmë njerëzve që kanë nevojë dhe ikin prej terrorit në vendet e tyre”, thekson Baird.

– Australia do të pranojë 25 mijë refugjatë

Madje, u potencua se karvani i parë i refugjatëve sirianë prej 12 mijë personash për një kohë të shkurtër do të arrijë në Australi.

Ministri i Shërbimeve Sociale, Christian Porter njoftoi se një familje prej 5 anëtarëve nga qyteti Humus i Sirisë do të arrijë në kryeqytetin Perth të shtetit perëndimor të Australisë brenda 24 orëve.

Me një vendim të marrë në shtator të këtij viti, qeveria ka njoftuar se në shtesë të 13 mijë e 750 refugjatëve do ti shtohen edhe 12 mijë refugjatëve sirianë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button