Pala kosovare merr pjesë në gërmimet në Serbi

Një delegacion i madh kosovar me përbërje të anëtarëve të Komisionit qeveritar për persona të pagjetur dhe ekspertë, do marrin pjesë sot në gërmimet në Jalovishtë të Serbisë në kërkim të trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Arsim Gërxhaliu, ekspert i mjekësisë ligjore dhe pjesë e delegacionit në fjalë.

“Nisja e delegacionit të madh bëhet sot në orën 10:00, pala kosovare do të njihet fillimisht me terrenin dhe grupet punuese serbe, ku pastaj do të fillojnë gërmimet në këtë vend,” ka thënë Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.

Në këtë lokacion pritet të kryhen punimet vlerësuese ku dyshohet për 200 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Siç është njoftuar opinioni, aty nisën gërmimet vetëm nga pala serbe, ndërsa pas reagimit të palës kosovare u vendos që edhe kjo e fundit të jetë prezente që nga dita e sotme, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button