Erdogan – Obama: Intensifikim i luftës së përbashkët kundër terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, gjatë takimit të përbashkët në Antalia kanë biseduar për çështjet aktuale përfshirë luftën kundër organizatës terroriste, DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shfrytëzuam këtë rast që të bisedojmë për hapat e mëtejshëm të koalicionit në fazën e ardhëshme të luftës kundër DAESH-it. Si shembull i partneritetit dhe aleancës do të vazhdojmë të jemi solidar dhe të japim kontributin për paqen globale” deklaroi Erdoğan pas takimit me Obamën.

Ai theksoi se Samiti G20 në Antalia mbahet në periudhë specifike menjëherë pas sulmit terrorist në Paris të cilin e dënoi fuqishëm.

Duke theksuar se bota po përballet me terrorizmin kolektiv, Erdoğan tha se” terrorizmi nuk ka fe dhe komb”.

“Terrorizmi nuk ka fe, racë, komb, ndërsa në sulmet në Paris u ballafaquam me terrorizmin kolektiv, i njejtë dhe i ngjashëm me atë në Ankara, Gaziantep, Suruç apo në Diyarbakir. Sulmi terrorist nuk ka qenë i drejtuar vetëm kundër Francës por ndaj gjithë njerëzimit” theksoi Erdoğan.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Republika e Turqisë është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe gjithë koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it në Irak dhe Siri.

“Sulmet e tmerrshme terroriste më parë në Ankara dhe tani në Paris, janë vepër e ideologjive të së keqes dhe nuk janë sulme vetëm ndaj popujve të Turqisë dhe Francës, por gjithë botës moderne”, tha Obama. Ai dërgoi një mesazh ngushëllimi për popullin francez dhe tha se do të bëjë çdo përpjekje që përgjegjësit për terrorizmin të sillen para drejtësisë.

Presidenti amerikan Obama theksoi se diskutimi i sotëm ishte i rëndësishëm për të forcuar më shumë kontrollet në kufirin turk me Sirinë që të parandalohet lëvizja e luftëtarëve të huaj. Në kuadër të axhendës së Samitit të G20, Obama sontë do të takojë mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al-suud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button