YouTube Music vjen në Android

Google ka lansuar aplikacionin YouTube Music për Android, duke ua mundësuar përdoruesve të qasen shpejtë në shërbimin e tyre të muzikës, pa pagesë.

Abonentët me pagesë në YouTube Red do të kenë më shumë karakteristika në aplikacion, për dallim prej atyre që shërbimin e muzikës e marrin krejtësisht falas.

Por nëse regjistroheni në YouTube Red për 9,99 dollarë në muaj, ju mund të hyni në më shumë veçori të tilla si muzika pa reklam dhe video spotet muzikore, mundësinë për të dëgjuar muzikë offline dhe një mënyrë për të kaluar në mes të muzikës me video dhe asaj vetëm me audio.

Për momentin, YouTube Music ofrohet vetëm për banorët e SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button