15 civilë të vdekur në Damask nga sulmi i ushtrisë së regjimit të Asadit

Ushtria e regjimit të presidentit Bashar al Asad ka kryer një sulm me raketa në një zonë të banuar në rajonin lindor të Gutas në Damask, duke lënë të vrarë 15 civilë, ndërsa 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacionet të cilat i ka siguruar gazetari i AA nga zyrtarët e mbrojtjes civile thonë se forcat e regjimit kanë sulmuar me raketa qarkun Duma i cili kontrollohet nga opozita.

Në mesin e 15 të vdekurve nga sulmet me raketa ka gra dhe fëmijë, ndërsa përveç 40 të plagosurve raportohet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Siria ka hyrë në vitin e pestë të luftës dhe deri më tani, sipas OKB-së janë vrarë të paktën 250 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button