14 veta të vrarë gjatë një lufte gjelash

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje të armatosur që ka ndodhur gjatë një lufte gjelash në jug të Meksikës, njofton sot policia. Një fëmijë 12-vjeçar është në mesin e viktimave të kësaj përleshjeje, e cila ka ndodhur mbrëmë në qytetin Cuajinicuilapa, në shtetin Guerrero, përcjell “zeri.info”.

Përleshja ka ndodhur mes dy bandave rivale, për një arsye që ende nuk dihet. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa trupat e disa prej të vrarëve janë tërhequr nga familjarët disa minuta para se të vinin policia.

Shteti Guerrero është arenë e përleshjeve të shpeshta ndërmjet bandave kriminale për kontrollin e rrugëve të drogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button