Përfundojnë stërvitjet e përbashkëta amerikano-turke në Mesdhe

Shkatërruesi raketor i marinës amerikane “USS Donald Cook” ka përfunduar stërvitjen e përbashkët me forcat detare turke në Mesdhe, ndërsa Anadolu Agency ishte e ftuar të ndjekë nga afër një pjesë të stërvitjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkatërruesi i cili mban emrin e një marinsi amerikan që ka vdekur si peng gjatë luftës së Vietnamit, do të vazhdojë të operojë afër ujërave territoriale turke edhe për disa javë të tjera.

“Ne jemi këtu sepse SHBA-të dhe Turqia janë aleatë të ngushtë”, deklaroi për Anadolu Agency njeriu i dytë në zinxhirin komandues të anijes, Tim Moore.

“Ky është një rast i mirë që vendet tona bashkërisht të promovojmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha më tej ai.

Mesdheu lindor, në pesë vitet e fundit po shfaqet si njëri nga vendet më problamatike në botë.

Përveç konfliktit mbi katër vjeçar në Siri, i cili ka tërhequr Perëndimin, Rusinë dhe fuqitë tjera si Arabia Saudite dhe Irani, në këtë rajon është rritur dhuna në Palestinë, sidomos me bombardimet izraelite mbi Gaza vitin e kaluar.

Ndërkohë, gadishulli i Sinait në Egjipt është përballur me një rezistencë të vogël kundër shtetit në vitin 2013, atëherë kur presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike u rrëzua me një grusht shtet.

Më vonë gjatë këtij muaji qyteti i Turqisë, Antalia, do të pret liderët e grupit G20 në Samitin botëror në axhendën kryesore të të cilit do të jenë lufta në Siri dhe kriza me refugjatët në Evropë.

Sidoqoftë, Moore mohoi që misioni të ketë lidhje me çështjet e lartpërmendura.

“Operacioni ynë ka të bëjë me përkrahjen që ia bëjmë stërvitjes”, deklaroi ai.

Manovrat mes datave 27 tetor dhe 6 nëntor përfshinë shkatërruesin “Donald Cook” dhe dy avionë patrollues të SHBA-ve si dhe 17 anije dhe 14 avionë të Turqisë për stërvitjen “Dogu Akdeniz 2015”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button