Ministri grek i Mbrojtjes përsëriti se “Maqedonia është greke”

Askush mos ta imagjinojë se do të jepet emri Maqedonia. Maqedonia është greke, Maqedonia është një, Maqedonia është larë me gjak dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë për emrin e saj, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Ministri grek këtë e deklaroi në fshatin Gorniçevë, në rajonin e Lerinit, ku mori pjesë në shënimin e 103vjetorit të çlirimit të tij.

Mediet greke gjatë këtyre ditëve e komentuan emërimin e objektit në të cilin ndodhet Muzeu arkeologjik në “Pallatin Aleksandri i Maqedonisë”, duke e përshkruar si provokim nga pala e Maqedonisë “vetëm dy ditë pas raundit të parë të bisedimeve për ndërtimin e masave për besim midis Greqisë dhe Maqedonisë, i cili raund ka kaluar në klimë shumë pozitive”.

Zëdhënësi i MPJsë greke, Konstatinos Kutras para tre ditësh deklaroi se Greqia ka bërë lëshime në negociata për emrin dhe bëri thirrje “që të mbisundojë maturia në vendin fqinj dhe miqësor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button