Schulz në Teheran: Assadi nuk do të jetë edhe shumë gjatë president i Sirisë

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz gjatë vizitës një ditore në Teheran, porositi se presidenti sirian Bashar al-Assad nuk do të qëndrojë shumë gjatë në këtë post, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës zyrtare në Teheran, Schulz u takua me kryetarin e Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, pas së cilës u mbajt edhe konferencë e përbashkët për media.

Siç tha kryetari i PE-së, Assad nuk ka të ardhme në postin e presidentit, dhe u shpreh se kriza siriane mund të zgjidhet përmes projektit të dialogut nacional.

“Duhet përgjigjur ndaj të gjitha temave që kanë të bëjnë me krimet e luftës”, tha Schluz.

Më pas ai u shpreh se çdo popull ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet. Schulz është i mendimit se nevojitet që në Siri të zbatohen zgjedhje të lira me qëllim që populli të tregojë se çfarë dëshiron në të ardhmen.

Pritet që vizita e Schulz të përfundojë pas takimit me presidentin Hasan Ruhani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Jevad Zarif.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button