Rahiq: VMRO-DPMNE do të humbë, kurse LSDM nuk do të fitojë?!

Gjendja në shtet, gjegjësisht kriza e gjatë politike, ngjarjet me materialet e përgjuara dhe aferat tjera janë fotografia që politikanët ua ofruan qytetarëve. Këtë fotografi qartas po e shohin një numër i madh qytetarësh, kështu që ajo do të jetë vendimtare në prurjen e vendimit në zgjedhjet e prillit të vitit të ardhshëm. “Qëndrimi është se VMRO-DPMNE-ja do të humbë në zgjedhje, kurse LSDM-ja nuk do të fitojë” – deklaroi ISH-deputeti Esad Rahiq në emisionin “10 minuta”, të televizionit 21.

“Unë qëndroj në mendimin se VMRO-DPMNE-ja do të humbë, kurse LSDM-ja nuk do të fitojë. Këtë po e deklaroj për arsye se konsideroj se VMRO-DPMNE-ja në kushte të këtilla nuk ka mundësi të fitojë atë numër deputetësh që e ka tani, kurse LSDM-ja nëse nuk e ndryshon politikën brenda në parti, sidomos atë pjesë që ka të bëjë me vendimet kadrovike, nuk do ta fitojë numrin e duhur të deputetëve për të qenë shumicë”.

Sipas Rahiqit, nga materialet e përgjuara së pari duhet të hapen lëndët që kanë të bëjnë me krime financiare, për faktin se publiku maqedonas këtë është duke e pritur. Ai konsideron se do të ketë obstruksione, po megjithatë është optimist se lëndët do të nisin dhe do të përfundojnë në prill.

“Zbardhja e së vërtetës për paratë e vjedhura më së shumti i intereson publikut, për arsye se aty përmendeshin shuma të stërmëdha. Mendoj se kjo lëndë e para do të hapet dhe në çastin kur do të hapet, do të ketë rezistencë, po puna do të vazhdojë. Aspekti i dytë do të jetë shkelja e të drejtave të njeriut, siç ishte rasti me Fiat Canoskin. Do të ketë edhe lëndë të tjera, do të ketë mjaft punë, po së pari do të fillohet me rastet që kanë të bëjnë me krime financiare”.

Lojtar kyç, sipas ish-deputetit, që zgjedhjet që janë para nesh të jenë të suksesshme, duhet të luajnë rolin e tyre edhe ekipi i Katica Janevës. Po qe se edhe ata e kryejnë punën e tyre si duhet kësaj here, do të ketë krejtësisht zgjedhje të ndryshme dhe rrjedhimisht edhe rezultate të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button