SHBA, gjendet i vdekur ish-ndihmësi i presidentit Putin

Gjendet i vdekur në Washington DC ish ndihmësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Mikhail Lesin, 57 vjec, ish ministër i Shtypit dhe për një farë kohe një nga krerët e grupit të fuqishëm mediatik Gazprom u nda nga jeta të enjten e 5 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ruse RIA-Novosti dhe Itar Tass, të cilat citojnë familjen e tij të ketë thënë se shkak i vdekjes ishte ataku kardiak.
Uashington post shkruan se trupi i zotit Lesin u gjet në një nga dhomat e hotelit Dupont Circle, teksa policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Lesin për një kohë të gjatë konsiderohej një nga figurat më me ndikim në tregun e mediave ruse dhe në korridoret e pushtetit gjithashtu.

Ai ka punuar si ndihmës në presidencë mes viteve 2004 dhe 2009. Gjithashtu ka patur një ndikim të madh keshillues në krijimin e kanalit informativ Russia Today.
Vonë të premten, zoti Putin përshëndeti “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse.
Vitin e kaluar, Lesin u akuzua se ka tentuar të mos transmetojë një intervistë të Alexei Navalny, një nga figurat kryesore opozitare ruse në një radio ku ai ishte aksioner.

Gjithashtu disa ligjvënës amerikanë e kishin akuzuar të ndjerin Mikhail Lesin, që ishte ministër i shtypit i Rusisë në periudhën 1999 – 2004, për censurë të mediave të pavarura në Rusi.
Lesin dha dorëheqjen nga Gazprom-Media vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button