“Dhoma e gazit” (“Gasna komora”)

Dhoma e gazit është një pajisje për ekzekutimin e dënimit me vdekje e përbërë nga disa hapësira në të cilat futen gazra helmues. Ky mjet është përdorur edhe për zhdukje masive të grupeve të caktuara të njerëzve gjatë luftërave botërore dhe lokale.

Para disa dekadave nga të rinj shovinistë maqedonas mund të dëgjoheshin thirrje “Gasna komora za shiptarite” ose në përkthim d.m.th. “Dhoma gazi për shqiptarët”. Këto klithma anticivilizuese ende më tingëllojnë nëpër vesh. Rrugaçët bërtisnin me sa zë kishin, sidomos në vendbanimet shqiptare dhe kjo situate ndjellëte urrejtje midis popullatës.

Kur më kujtohet se kush ishin ideator të kësaj kampanje famëkeqe dhe po të njëjtit sot ushtrojnë funksione të larta nëpër eshalonët e ndryshme qeveritare shfaqet dyshimi a është ndotja e ajrit një plan gjenocidal, duke menduar të shkretët se ne kemi harruar dhe kemi amnezion retrograd si përfaqësuesit tonë politik momental.

Disa ditë më mundon ky korrelacion i mundshëm. Shovinistët, Dhoma e Gazit, Jugohromi, pronarët rus, Tetova, shqiptarët, fertiliteti, nataliteti, abortet, kanceri, mortaliteti … A thua është ky plan i përgatitur mirë në kuzhinat e njohura antishqiptare? Ndoshta ju duket utopike, por populli thotë: “Uji flenë, armiku jo”. Në anën tjetër, ajo që dhemb më shumë është se me vite kemi ministra e ministra në sektorin e shëndetësisë dhe ambientit jetësor ose siç e quajnë ministria e ekologjisë dhe nuk janë në gjendje të na sigurojnë ajër të pastër, elementi kryesor i organizmave të gjallë, e mos flasim për ujë dhe gjëra tjera elementare.

Me një fjalë, këto pishpirika arritën që të “futin” 300 000 shqiptarë në Dhomat e Gazit e të realizojnë projekte gjenocide në pjesën më potente të shqiptarëve ne Maqedoni. Për vetëm 10 000 euro nuk montohen filtra e për çdo ditë ky helmues me pronar rus lëshon 30 000 tonë pluhur në ditë duke radhitur Tetovën si qytetin më të ndotur në botë, po, po, në botë. Prania e grimcave PM 10 është shumë i lartë dhe potenca e tyre kancerogjene është e vërtetuar edhe pse disa pseudoshkencëtar (që i kemi me qindra) mundohen të na bindin se problem qenkan veturat dhe tymi nga oxhaqet e shtëpijave. Të qeshesh apo të qash.

Nëse një njeri qëndron jashtë katër orë, në organizmin tonë do të koncentrohen 5 miligram pluhur kancerogjen. Tetë orë, 10 miligram, e kjo sasi ka ndikim të ndryshëm te fëmija, i riu apo te plaku. Nëse montohen filtrat, ky problem do të zvogëloheshte për 63%. Vlera e këtyre filtrave është sa një luan te urat e Shkupit.

Nëse e shtojmë edhe konsumimin e mishit të ngrirë brazilian, vezëve të dëmshme serbe, qumështit kroat me aflatoksine, pulave sllovene me hormone etj, etj. na vërteton se kjo qeveri për pasurimin enorm të një grupacioni të vogël skizofren është në gjendje të sakatoj popullin e vet, por edhe familjen e vet. Shkenca këto njerëz në botën shtazore do ti quante – AUTOFAG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button