Partitë politike respektojnë Marrëvëshjen e Përzhinos duke i thyer afatet

Vazhdon retorika e partive politike për respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos në kohë kur asnjë pikë e saj nuk është respektuar nga po të njëjtit që thirren në respektimin e saj. Për VMRO-DPMNE qëllimi final janë zgjedhjet, ata nuk komentojnë afatet e shkelura. BDI si bashkëqeverisës i denjë me VMRO-në është në një linjë me VMRO-në, derisa LSDM mbrohet me “konstruktivitetin” e saj duke ia hedh fajin partive tjera.

Si mund të thirren në transparencë rreth marrëveshjes ata që deri më tani asnjë pikë të saj nuk e respektuan?!

Sipas profesorit universitar Sefer Tahiri thekson se shtyrja e afateve për zbatimin e marrëveshjes politike është bërë për shkak se partitë politike kanë bërë lojë elektorale, me qëllim që para opinionit ndërkombëtarë të lënë përshtypjen për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa para opinionit vendas dëshmojnë se nuk lëshojnë pe karshi oponentit politik.

“Vlerësoj se do të ketë presion më të madh ndërkombëtar. Çështja është a do të mbahen zgjedhjet në afatin e caktuar. Me këtë dinamikë të realizimit të reformave të parapara, sidomos në sistemin zgjedhor, mediatik por edhe nënsistemet tjera, nuk mund të shkohet në zgjedhje në afatin e caktuar. Momentalisht kemi institucione të deformuara dhe antidemokratike, të cilat nuk mund të zbatojnë zgjedhje demokratike”, theksoi për Portalb Tahiri.

Analisti Nazim Rashidi vlerëson se shtyrja e procesit i shkon në favor vetëm politikës dhe jo qytetarëve.

“Janë boshe thirrjet për respektimin e marrëveshjes sepse po të kishte përgjegjësi ajo do të zbatohet. Nga ana tjetër është më me rëndësi që zgjedhjet, të jenë korrekte dhe të organizohen në formë që të pranohen nga të gjitha palët, sesa organizimi i tyre me çdo kusht dhe të futet vendi në cikël kontestimesh. Por siç thashë, çdo gjë e logjikshme që thuhet nuk ka peshë, sepse politika bën kalkulimet e saj, dhe ajo ato në favor të vendit apo qytetarëve”, tha për Portalb Rashidi.

Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Përzhinos Maqedonia rrezikon që ta humb rekomandimin ose ta fitojë rekomandimin e kushtëzuar deri në zbatimin e plotë të Marrëveshja e Përzhinos./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button