Oer: Jemi të shqetësuar, por t’i japim shans Marrëveshjes së 2 qershorit

“Jemi të shqetësuar për zbatimin e Marrëveshjes së 2 qershorit, por besojmë në të dhe duhet t’i jepet shansi që ai të zbatohet në tërësi”, kështu ka deklaruar sot, ambasadorja e Francës, Lorens Oer, e cila në Kuvendin e Maqedonisë kishte takim me grupin parlamentarë për miqësi me Parlamentin francez.

“Përparim i konsiderueshëm është arritur në të ardhmen, nuk mund të thuhet se nuk mund të bëhet diçka më të tepër përarsye se grupet e punës kanë punuar shumë dhe kanë arritur që të merren vesh për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorin Special. Ne edhe më tej besojmë në Marrëveshjen e Përzhinos dhe se duhet të jepet shansi që i njëjti të zbatohet në tërësi”, ka deklaruar Oer, transmeton Shenja. Sipas saj, përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjes kanë të gjithë nënshkruesit e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button