Qindra padi për “tradhti të lartë” kundër Merkelit

Rreth 400 padi për “tradhti të lartë” janë depozituar kundër kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas medieve vendase, bëhet fjalë për një fushatë të ekstremit të djathtë kundër politikës për pritjen e qindra mijëra refugjatëve.

“Prokuroria federale e Karlsruhes ka marrë deri tani rreth 400 padi”, nënvizoi zëdhënësi Frauke Kohler, pa dashur të japë detaje për përmbajtjen e tyre.

Por sipas të përditshmes së majtë “Tageszeitung” (TAZ), kancelarja është akuzuar për hapje të portave të Gjermanisë për imigrantët e larguar nga lufta apo varfëria. “Këto ankesa masive kanë ardhur nga organizatat e ekstremit të djathtë”, shkruan gazeta, duke propozuar edhe një formular për t’u mbushur nga ata që duan të depozitojnë padi.

Gjermania do të presë këtë vit më shumë se 800 mijë azilkërkues, ndërkohë që politika e Merkelit për pritjen e refugjatëve është kritikuar edhe nga kampi i saj konservator dhe popullariteti i saj është ulur javët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button