Shkup, OSBE organizon konferencë mbi parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit

Nesër në Shkup do të mbahet konferenca e përkrahur nga OSBE në temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.

Qëllimi i konferencës është që të përforcojë kapacitetet e nëpunësve policor në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre lidhur me përfitimin e përdorimit të teknikave të policisë në komunitet, si mjet për të luftuar kundër sfidave të ekstremizmit të dhunshëm.

Me këtë rast, Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen, dhe Ministri i Brendshëm Mitko Çavkov do t’iu drejtohen të pranishmëve.

Të gjitha mediat janë të ftuara të marrin pjesë në hapjen e kësaj konference që do të mbahet në hotel Aleksandar Palace në Shkup të premten, më 30 tetor 2015, me fillim në ora 10:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button