Rusia dërgon automjete ushtarake në bazën e saj në Armeni

Rusia në bazën e saj ushtarake në Armeni dërgoi automjete të reja ushtarake për zbulim ajror të prodhimt rus të llojit Orlan-10, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga Zyra për shtyp e Zonës ushtarake jugore të Rusisë automjetet e dërguara do të vëzhgonjë objektet e mëdha dhe lokale në rajonet malore, dhe do t’iu mundësojnë stërvitje trupave në qendrat e trajnimeve ushtarake “Kahmud” dhe “Algyaz”.

Baza ushtarake deri më tani ishte duke i përdorur sistemet “Navodchik-2” të marra në vitin 2014. Orlan-10 mund të përdoret në çfarë do lloje kushte të motit, në largësi mes 120-600 kilometrash dhe 5 kilometra lartësi.

Baza ushtarak e 102-të është baza më e madhe ruse në Kaukazin jugor e cila ndodhet në qytetin jugor Gumru të Armenisë. Në vitin 2010 në mes Rusisë dhe Armenisë u nënshkrua një marrëveshje e cila parashikon që Rusia ta mbajë këtë bazë edhe për 49 vjet.

Në marrëveshje theksohet se deri sa baza ushtarake e Rusisë është në Armeni, përveç mbrojtjes së interesave të Federatës Ruse, gjithashtu ajo do të shërbejë edhe për sigurinë e forcave të armatosura armene dhe Republikën e Armenisë.

Përndryshe, në bazën ushtarake ndodhen rreth 3 mijë ushtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button