Samsung dërgoi Android Lollipop 5.1.1 në Galaxy Note 3 Neo

Ashtu siç kishte premtuar Samsung ka publikuar përditësimin Android 5.1.1 Lollipop për telefonët inteligjentë Galaxy Note 3 Neo, lançuar gjatë muajit Shkurt të vitit 2014.

Përditësimi për këtë version të telefonit inteligjentë është nxjerrë fillimisht në shtëpinë e kompanisë në Korenë e Jugut për numrat e modeleve SM-N750L, SM-N750K dhe SM-N750S. Ndërkaq modele dhe vende të tjera priten të marrin këtë përditësim në javët në vazhdim.

Kuptohet se ky përditësim i sistemit vjen paksa vonë, duke ditur se tashmë është publik versioni më i fundit i sistemit operativ Android 6.0. Për instalimin duhen 900 MB hapësirë memorje dhe data e krijimit është 12 tetor 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button