Pas skandalit, Volkswagen shënon humbje të mëdha

Nga kompania Volkswagen (VW) kanë bërë të ditur se për herë të parë, pas 15 vitesh janë ballafaquar me humbjen tremujore. Në tremujorin e tretë VW, për shkak të skandalit me softuerin i cili manipuloi testet për emetimin e gazrave të dëmshme, ka shënuar humbjen prej 3,48 miliardë eurosh në krahasim me fitimin prej 3,23 miliardë eurosh në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Skandali i cili tronditi kompaninë ka shkaktuar shpenzime të jashtëzakonshme në shumën prej 6,7 miliardë eurosh që është më shumë se 6,5 miliardë sa janë ndarë paraprakisht. Njëkohësisht, të ardhurat nga shitja janë rritur me 5,3 përqind në 51,49 miliardë euro. Shifrat tregojnë fuqinë e kompanisë sonë në një anë, ndërsa në anën tjetër shohim efektet fillestare të situatës aktuale”, ka thënë Mathias Mueller, drejtori ekzekutiv i Volkswagen-it.

VW po përgatitet për shpenzimet që sipas vlerësimeve të analistëve mund të jenë nga 20 miliardë deri në madje 78 miliardë euro. Lajmi i mirë për kompaninë është se aksionet e VW janë rritur për 3,3 përqind në 108,6 euro. Vlerësohet se Volkswagen që nga skandali më 18 shtator deri sot në tregun e kapitalit ka humbur rreth 21 miliardë euro.

Nga kompania është konfirmuar se fitimi, për shkak të skandalit, këtë vit definitivisht do të jetë më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu është vënë në dukje se plani i shitjes për vitin 2015 do të respektohet, dhe se do të jetë në të njëjtin nivel me atë të vitit të kaluar, që ishte 10,14 milionë vetura të shitura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button