Qeveria e Malit të Zi: Rusia ka konfirmuar se ishte e përfshirë në protestat kundër NATO-s

Shqetësimet e Moskës zyrtare për përdorim të forcës së tepruar nga ana e policisë ndaj demonstruesve gjatë protestave të Frontit Demokratik në Podgoricë më 24 tetor, janë konfirmim të deklaratave të Kryeministrit, Milo Gjukanoviç mbi përfshirjen e Rusisë në protesta kundër NATO-s, njoftoi Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun të Qeverisë së Malit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky reagim erdhi pas qëndrimit zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ruse, e cila ka shprehur shqetësimin në lidhje me përdorimin e forcës së policisë në përpjekje për të “shtypur protestat paqësore”.

“Moska është e shqetësuar në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës nga autoritetet malazeze kundër demonstruesve në Podgoricë dhe hedhim poshtë akuzat në llogari të Rusisë për përfshirjen e Moskës në provokimin e trazirave në Podgoricë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Qeveria e Malit të Zi këtë deklaratë të Moskës zyrtare e ka karakterizuar si konfirmim të qëndrimeve të kryeministrit Gjukanoviç, i cili më herët kishte thënë se disa qarqe nacionaliste serbe dhe Rusia kanë luajtur një rol aktiv në organizimin e protestave anti-qeveritare në Podgoricë.

“Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, në të cilën shprehet shqetësim rreth përdorimit të tepruar të forcës kundër ‘protestuesve paqësorë’, pa përmendur se këto ‘demonstrues paqësorë’ kanë gjuajtur policinë me koktej molotovi duke u përpjekur të futen në parlament me forcë dhe të bëjnë grusht shteti, për të cilat kanë njoftuar mediat të shumta ndërkombëtare, konfirmon qëndrueshmërinë e deklaratës së kryeministrit Milo Gjukanoviç për përfshirjen e Rusisë në protesta kundër NATO-s”, theksohet në reagimin e shkurtër të Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun të Qeverisë së Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button