Komentet nuk zmadhojnë më shumë rëndësinë e lajmit

[Recension: “Shoferi i Musa Xhaferit bëhet shef shtabi i BDI-së në Haraçinë”]

Ky do të ishte një super informacion nëse brenda tij gazetari nuk do t’i fuste qëndrimet personale përmes komenteve por në vend të tyre të kishte kërkuar burimet e nevojshme për të verifikuar pretendimet e tij. Lajmi është me rëndësi për opinionin, por lexuesi ka nevojë për informacion objektiv dhe jo për qëndrim personal të gazetarit.

Shoferi i Musa Xhaferit bëhet shef shtabi i BDI së në Haraçinë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Shoferi i Musa Xhaferit bëhet shef shtabi i BDI-së në Haraçinë”

Data dhe koha e publikimit: 21.10.2015

Data e recensionit: 22.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Arsyeja pse recensojmë këtë lajm është pikërisht fakti se përmes komenteve, gazetari vë në hije lajmin e madh që ka. Shoferi i një ministri në një post zgjedhor padiskutim që është lajm që ka interes për publikun dhe ky informacion ska pse të “zmadhohet” me komente apo qoftë dhe me etiketime, sepse në vetvete është lajm i madh.

Vozitësi i zëvendës kryeministrit Musa Xhaferi do emërohet shef i shtabit komunal në komunën e Haraçinës, mëson diktafoni.com Nimetulla Bilalli përveç se është vozitës dhe bodiguardi i Musa Xhaferit, ai tani merr edhe pozitën më të madhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky është një skandal i vërtet, për shkak se shoferi i një ministri i bën politikat e mëdha të partisë së Ahmetit, ai vendos për punësime dhe për avancime të kuadrit shqiptar. Ndryshe, kur një shofer i partisë është faktor i vërtet, atëherë asnjëherë nuk priten ndryshime në Komunat shqiptare ku ende nuk ka çerdhe, poliklinika dhe institucione të tjera shtetërore.

Ngjarja për të ciln raportohet duhet verifikuar dhe nga strutura zyrtare të ministrit dhe vetë partisë BDI. Kuse kalimi nga një temë ose çështje në tjetrën, publikun e shpërqendron nga rëndësia e informacionit që sjell teksti. Çështjet demografike, investime dhe rrethanat të cilat ndodhet vendbanimi i personit në fjalë, janë temë në vete dhe duhet trajtuar si e tillë. Kështu vetëm zbeh lajmin e rëndësishëm.

Komuna e Haraçinës me afro 20.000 banor ende nuk ka ujësjellës dhe kanalizim, shkruan diktafoni.com Gjysma e këtij fshati, kanalizimin e lëshojnë te një kanal i cili helmon të gjithë fëmijët shqiptar gjatë njëzet e katër orëve. Nga kjo situatë përgjegjësinë më të madhe e ka partia e Ahmetit e cila gjatë 12 vite qeverisje nuk arriti që të realizoj projekte për të mirën e banorëve të Haraçinës, por tani që t`i nënçmoje deri në fund haraçinasit për shef shtabi ju vendos shoferin e Musa Xhaferi.

Komentet dhe qëndrimet personale nuk mund të jenë pjesë e lajmit. Gazetari me të drejtë shtron çështjen shqetësuese të absurditetit se një shofer po bëhet shef shtabi, por komentet personale mbi këtë nuk guxon t’i shpreh në informacion por në rubrikën e komenteve dhe qëndrimeve personale. Ky informacion do faktuar. Përveç elementeve si komente dhe qëndrime personale të integruara dhe të ndara në tekst, lajmi nuk ka burime. Gazetari thirret në atë se mëson diktafoni.com mirëpo kjo nuk e shton besueshmërinë mbi informacionin. Për lexuesin dhe më e rëndësishme është citimi i burimit, qoftë ai zyrtarë, jozyrtarë ose anonim (tek e fundit).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button