Freedom House: Rënie e lirisë në Internet

Liria në Internet përsëri ka shënuar rënie, thuhet në raportin e fundit të ogranizatës Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Kjo organizatë në raportin e publikuar sot, thekson se për të pestin vit me radhë ka dokumentuar rënie në lirinë e Internetit, pasi më tepër qeveri i censurojnë informacionet me interes për publikun, derisa e zgjerojnë mbikëqyrjen dhe i godasin mjetet e ruajtjes së privatësisë.

“Qeveritë po u bëjnë presion në rritje individëve dhe sektorit privat për t’i hequr ose fshirë përmbajtjet ofenduese, duke u mbështetur në bllokim dhe filtrim”, tha Sanja Kelly, drejtoreshë e projektit Liria në Rrjet në Freedom House.

Njëherësh, mjetet madhore për sigurimin e lirisë së shprehjes ishin subjekte të kufizimeve.

Sipas raportit, Kina është abuzuesi më i keq i lirisë së Internetit, ndërsa pas saj radhiten Siria dhe Irani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button