Shëndetësia – me fasadë të bukur dhe mure të kalbura

Jemi dëshmitar të ngjarjeve dramatike në shëndetësinë e Maqedonisë. Situata eskalon dhe në sipërfaqe dalin problemet që në mënyrë artificiale janë fshehur apo maskuar me mjeshtri të lartë. Në çdo shkallë të 360 shkallëve të rrethit në shëndetësi ka ndonjë problem të madh, apo shumë të madh, apo shumë – shumë të madh. Gjendja shumë lehtë mund të dalë edhe jashtë kontrollit me pasoja që për momentin kërkush edhe nuk mund ti kalkulojë.

Ministri dhe politika që përfaqëson prej fillimit bëri gabim kolosal. Në emër të politikës populistike armiqësoi pacientët dhe gazetarët e shendetësisë, në njërën anë dhe mjekët e punëtorët tjerë shëndetësore dhe krijuan një hendek që sipas të gjitha gjasave do të bien vet në të. Ky potez ndoshta u ndihmoi që pa kontrollë të punësohen ushtarë partiak të të gjitha niveleve me përagitje shkollore të dyshimta, emërime të drejtorëve partiak të cilët mund të jenë mjekë të mirë apo roje supermen të kutive votuese, por drejtor profesional jo (me disa përjashtime). Pastaj, realizime të tenderëve për aparatura të reja që zënë pluhur, materiale harxhuese që ndoshta kursejnë mjete por rrisin mundësinë për komplikime, etj, etj. Këtë do ta deshmojë koha dhe revizioni profesional.

Ky presion i paparë deri tani detyroi emigrimin e mjekëve të rinj, të cilët në shumicën e rasteve këtë e bën për avansim profesional e një numër i vogël edhe për arsye ekonomike. Këto djem dhe vajza sot punojnë në Klinika me renome sidomos në Gjermani. Këto djem dhe vajza dëshmuan se ka shpresë për këtë shëndetësi, të cilën për momentin e piloton piloti automatik.

Ministri dhe politika që përfaqëson duheshte të jetë dirigjent dhe të koordinojë spitalet, fondin e shëndetësisë, fakultetet e mjekësisë dhe odën e mjekëve. Partiturat e përgatitura ishin me nota jo të njëjta, me qëllim dhe me vetëdije, që të fitohet muzikë e çakorduar që për disa, për çudi, ka tingëlluar bukur.

Komplikime gjatë mjekimit dhe operacioneve me pasoja fatale kanë ndodhur dhe do ndodhin edhe në shtetet me shëndetësi perfekte, ku ka protokole dhe nuk lejohen improvizime. Psh. në SHBA mesatarisht në vjet vdesin 40-90 mijë pacient si pasojë e komplikemeve dhe gabimeve të mjekut, duke ju rikujtuar se SHBA-të kanë rreth 320 mil. banorë.

Gjatë javës ndëgjuam dhe pamë se si gruaja shtatzanë ka vdekur gjatë operacionit. Është i natyrshëm reagimi i popullatës. Por nëse gërmon më thellë do të gjejmë muret e kalbura të pallatës shëndetësi me fasadë të bukur që mundohet të na paraqet ministri dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pyes:

– A e ka ditur ministri që spitali nuk ka gjinekolog, spital që mbulon popullatë diku rreth 70.000 mijë banorë?

– A e ka ditur ministri që drejtori profesional i spitalit e ka ditur se anesteziologët janë të mvarur nga alkoholi dhe në pjesë të madhe të orarit të orarit të punës janë të dehur?

– A e din ministri se po ai spital nuk ka pedijatër dhe motër medicinale në repart?

– A e din ministri se kështu situata ka nëpër shumë spitale dhe shtëpi shëndeti nëpër Maqedoni?

Nga burime të sigurta sigurova të dhëna se mosha mesatare e specijalistëve e sidomos e gjinekologëve është 55-58 vjeç ose janë para pensionimit. Ministrit nuk i shkoi për dore as oferta ndaj mjekëve sërb, të cilët do punonin me kushte të veçanta e në anën tjetër mjekët e mirë nga shëndetësia publike i “humbëm” nëpër spitalet private ku edhe mjekohet elita politike e Maqedonisë, që është apsurde dhe e papranueshme. Kemi 120.000 administratorë tepricë e shumica e tyre rrinë në shtëpi, kurse me vjetë Ministria e Finansave nuk lejon punësime të reja në shëndetësi që edhe më shumë e rëndon situatën.

Nga krejt kjo që përmenda dua të them se në këto kushte “partizane” mjekët dhe bashkëpunëtorët shëndetësor bëjnë punë kolosale. Me punë mbinjerëzore shpëtohen njerëz nga vdekja, lindin foshnje të shëndosha, zgjatet jeta e të sëmurëve kronik, ndërsa pagat janë më të ultat në regjion. Mjekët në fjalë kanë thyer kodeksin mjekësor dhe duhet të dënohen, se fundja mjeku i dehur në detyrë nuk mund të jetë mjek, por vetëm një pijanec që vendin e ka nëpër kafenet lokale e asesi në sallë të operacionit.

Ndërsa ministri, sado që “punon shumë sikur të jetë shtëpia e tij”, duhet të japë dorëheqje, le të jetë edhe morale më së paku.

Qënka e vështirë të jesh mistër i shëndetësisë, a nuk je mjek!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button