Parlamenti Evropian dënoi dy deputetë për veprime naziste

Parlamenti Europian miratoi dënimet në vlerë monetare dhe largim të dhëna ndaj dy anëtarëve të saj për përshëndetjen naziste dhe veprime që i referohen nazistit, Adolf Hitler, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga PE theksohet se Këshilli i përbërë nga Kryetari dhe 14 ndihmës kryetarë mbrëmjen e djeshme kanë miratuar me shumicë votash dënimet në vlerë monetare dhe me largim të dhëna ndaj anëtarit polak, Janusz Korwin-Mikke dhe anëtarit italian, Gianluca Buonanno.

Me këtë vendim të dy anëtarët në 10 ditët në vazhdim nuk do të mund të përdorin të drejtën e votimit, nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet zyrtarë të PE dhe gjithashtu do të paguajnë një gjobë prej 3060 euro e cila përkon me harxhimet 10 ditore.

– Arsyetimi i dënimeve

Si arsyetim ndaj dënimeve janë treguar se Korwin-Mikke në muajin korrik teksa kritikonte një vendim që do të amrrej në lidhje me transportin në mbarë Europën ai kishte bërë përshëndetjen naziste dhe ishte shprehur: “Një Perandori e vetme, një popull, dhe një biletë” e cila i referohej slloganit nazist “Një popull i vetëm, një Perandori dhe një Lider”, duke  i shtuar kësaj ku i njerjti anëtarë në një seancë në muajin shtatorë kishte thënë në lidhje me refugjatët “Plehra njerëzore”.

Ndërsa për Buonanno është theksuar se gjatë një seance me 6 tetorë ai kishte veshur një bluzë ku pëngjaste Angela Merkel me Adolf Hitlerin, ndërsa në ditën e nesërme në një seancë ku kishte marrë pjesë edhe Angela Merkel ai kishte vendosur “mustaqe të Hitlerit” dhe kishte bërë përshëndetjen  naziste.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se këto nuk janë shembuj të parë dhe se vendimet janë njoftuar që ditën e dejshme ku dhe dënimet e dhëna për largimin e tyre duke filluar që ditën e sotme do të vazhdojë deri me 11 nëntorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button