Mjekët paralajmërojnë: Epidemia e kolerës në Siri mund të rritet në një kërcënim ndërkombëtarë

Presidenti i Asociacionit mjekësor amerikano-sirian, mjeku Ahmed Tarakji ka deklaruar se epidemia e kolerës gjithnjë e më shumë po përhapet në Siri që mund të rritet në një kërcënim ndërkombëtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Tarakji, një fëmijë në Halepo ka vdekur nga epidemia e kolerës që filloi të përhapet në Irakun fqinj. Sëmundja vdekjeprurëse kolera, siç ka thënë mjeku, për shkak të sistemit të dobët shëndetësor në Siri mund të përhapet shpejtë përtej kufijve ndërkombëtarë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 12 tetor paralajmëroi se 1.263 raste të kolerës janë regjistruar në Irak.

Kolera, një infeksion akut i zorrëve, shpesh e ndërlidhur me ujin e ndotur të pijshëm apo ushqimin, shkakton diarre të rëndë dhe të vjella, dhe është e përhapur kryesisht në vendet e varfra. Sëmundja zakonisht sulmon fëmijët dhe të rriturit të cilët kanë shëndet të dobët.

Kur është fjala për Sirinë, Tarakji thekson se regjimi sirian nuk është në gjendje për të punuar në sistemin e pastrimit të ujit dhe kjo mundëson përhapjen e kolerës.

Siria ka hyrë në vitin e pestë të luftës dhe deri më tani janë vrarë të paktën 250 mijë njerëz. Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, është përballur me fluksin më të madh të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Numrin më të madh të refugjatëve në tokën evropiane e përbëjnë sirianët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button