Nuk ka zgjidhje për krizën në Siri pa Turqinë, thotë kryeministri Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, të hënën vonë deklaroi se nuk mund të ketë zgjidhje për krizën në Siri pa përfshirjen e Turqisë, raporton Anadalo Agency.

“A mund të zgjidhet çështja siriane pa përfshirjen e Turqisë? A ka formulë për progres në të cilën nuk figuron Turqia? ishin pyetjet për të cilat u kërkua sqarim nga Davutoglu gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë i cili u emetua në kanalet A Haber dhe ATV.

Vërejtjet e kryeministrit të Turqisë erdhën në formë të kundërpërgjigjes ndaj akuzave se Rusia, SHBA-të dhe Irani janë dukë u përpjekur të zgjidhin konfliktin pa përfshirjen e Turqisë.

Ai shtoi se Bashar al-Assad do të kontrollonte tërë Sirinë nëse zhvillohet më tej kjo formulë e cila është duke u diskutuar. “Nuk mund të shkohet tutje sepse Turqia nuk mund të lejojë që 911 kilometra të kufirit të saj të lihen në fatin e shteteve tjera”.

Së paku 250,000 njerëz kanë humbur jetën përgjatë konfliktit në Siri nga viti 2011, ndërsa 7.6 milionë qytetarë të saj janë shpërngulur brenda dhe katër milion të tjerë jasht shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button