Islandë, dënohen me 76 vjet burg 26 bankierë për shkak të rolit në krizën financiare

Gjykata në Islandë ka dënuar 25 bankierë me gjithsej 76 vjet burg për shkak të rolit të tyre në krizën financiare që në atë vend filloi në vitin 2008, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat islandeze theksojnë se në Gjykatën Supreme të Islandës dhe Gjykatën e Qarkut në Reykjavik janë dhënë dënimet me burg ndaj tre menaxherëve nga banka Landsbankinn, dy bankierëve të bankës Kaupþing, si dhe ndaj një investitori.

Për shkak të rolit të tyre në krizën financiare në kolapsin e sektori bankar, që erdhi si si pasojë e krizës, janë dënuar gjithsej 26 bankierë apo investitorë me gjithsej 76 vjet burg.

Mediat amerikane kanë lavdëruar Islandën duke theksuar se në Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë ndaj bankierëve për përvetësime që çuan botën në një recesion të thellë.

Presidenti islandez, Olafur Ragnar Grimmson ka deklaruar më parë se Islanda ka vepruar mirë duke mos ndjekur sistemin tradicional dhe dominant të botës financiare perëndimore.

“Ne ishim mjaft të mençur sa të mos ndiqnim sistemin tradicional dhe dominant të botës financiare perëndimore në 30 vitet e fundit. Kemi futur kontrollin e monedhave, kemi lejuar bankat të falimentojnë, kemi mbështetur popullin dhe nuk kemi futur masat shtrënguese që mund t’i shihni në Evropë”, ka thënë më parë presidenti islandez, Olafur Ragnar Grimmson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button