“Fillojmë”, por çka ?!

Për të filluar duhet të kesh planin që duhet të realizosh dhe rrugën që duhet ta kalosh, sepse mundet që të humbasësh rrugën gjatë udhëtimit të filluar, dhe pas një kohe të kthehesh përsëri atje ku ke filluar, siç ka ndodhur disa herë. Pastaj pas 4 viteve përsëri sloganin ta vendoni “Rifillojmë”. Por nuk kemi kohë për të humbur me ju, nga kjo asgjë nuk përfitojmë ne vetëm se na zgjaten vuajtjet, ndërsa juve u shtohen “përfitimet” si : pasuria, postet e larta, titujt akademik, bizneset, aksionet…

Disa herë keni filluar, por përsëri jeni kthyer aty ku keni nisur në fillim, 14 vite nuk u mjaftuan e tash dëshironi të filloni përsëri aty ku ishit para 14 vitesh, por kjo padyshim se është e pa mundur sepse nuk jeni adekuat për atë çështje, vet e dëshmuat disa herë filluat por përsëri askund nuk arritët, vetëm se ne si shqiptarë humbëm shumë kohë dhe fituam shumë vuajtje si : Arrestime të pafajshme, vrasje të komandantëve, aksione të suksesshme ndaj shqiptarëve, diskriminim të shqiptarëve në çdo aspekt, rrahje të fëmijëve shqiptarë, burgosje, maltretime…

Të gjithë këto ishin si shkak i fillimit tuaj të mëparshëm, ku ne si popull kemi pasur vetëm humbje për gjithë këto vite, fillimi i juaj ishte mbrapsht në kahje të kundërt, më shumë shkuam mbrapa se sa që ecëm para nuk na duhet një fillim i tillë mjaft ma. Të vetmet suksese që i arritët ishin : se të gjithë arritët që të diplomoni pasi u punësuat, të merrni sa më shumë tituj akademik, dhe rritje të pozitave të juaja dhe punësim të njerëzve të afër tuaj…

Fillimi i juaj mbaroj atje ku keni filluar tani, d.m.th. përsëri jeni atje ku ishit dhe ato që ishit nuk ka asnjë ndryshim, vetëm se disa u larguan për qëllime personale… Nuk mund të fillojnë një garë njerëz të harxhuar, njerëz të moshuar, njerëz të lodhur, sepse nuk mund të vrapojnë nuk janë për rrugën dhe garimin që dëshirojnë ta fillojnë sepse ajo është një rrugë e gjatë dhe kërkon fuqi, energji, mund, aftësi, ndërsa ju këto nuk i keni, por vetëm se ua keni marrë vendin njerëzve të cilët janë të rinj dhe kanë mjaftë fuqi për të filluar garën dhe të vrapojnë shumë sepse munden, kanë aftësi, por ju nuk u jepni mundësi që të arrijnë suksese.

Gjithashtu një garë për të “filluar”, nuk duhet që të jenë njerëzit e njëjtë që disa herë me radhë dështuan dhe e provuan disa herë fillimin dhe nuk arritën asnjë sukses për shoqërinë vetëm se suksese individuale, dhe për 14 vite ngelën në fillim dhe tash kërkojnë që përsëri të fillojnë, por kjo është e pa mundur… Na duhen garues të rinj, të pa korruptuar, me plotë energji, me plot vizione, të arsimuar, të shkolluar, të moralshëm të cilat nuk kanë bëre skandale amorale, të cilët kanë aftësi dhe janë të pastër…

Këto të rinj janë zgjidhja e problemit shumë vjecarë, “ardhmëria e një popullit është rinia”. Besoj se kjo rini me këto potenciale është zgjidhja e vetme, dhe këto të rinj ekzistojnë edhe në mesin tonë si shqiptare të Maqedonisë, por nuk u jepet mundësia nga ana e atyre që kanë “filluar” disa herë dhe kanë dështuar… Fillimi i juaj është mbarim, dhe dështim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button