Një titull që premton më shumë se sa thotë teksti

[Recension: “Ahmeti braktis shokët e luftës, mbetet vetëm me Grubin”]

Nuk është profesionale të nisësh tekstin me një titull spekulativ dhe të shpresosh që në kurriz të tij të nxisësh interesim që publiku të lexojë një tekst të mbushur me komente dhe spekulime të pabaza dhe joserioze.

Ina - Ahmeti braktis shoket e luftes, mbetet vetem me Grubin 1Linku për te artikulli origjinal: “Ahmeti braktis shokët e luftës, mbetet vetëm me Grubin”
Data dhe koha e publikimit: 15.10.2015
Data e recensionit: 19.10.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

“Ahmeti braktis shokët e luftës, mbetet vetëm me Grubin” – është një titull shumë i madh për t’i dhënë kaq pak në brendi të tekstit. Dhe kjo “pak” të jetë e bërë me kaq shumë joprofesionalizëm.

Që në paragrafin e parë vërehet se gazetari ka trajtuar një çështje për të cilën nuk ka asnjë informacion i cili mund të jetë i besueshëm.

Pas largimeve të shumta në BDI, drejtuesi i këtij subjekti politikë, Ali Ahmeti ka mbetur pothuajse i vetëm.  Agjencia e lajmeve INA mëson se grupet dhe fraksionet e shumta në parti, kanë bërë që Ahmeti të mos i bësoj më askujtë.”

Ky tekst nuk ka tregon se përmes cilave burime ka ardhur autori deri te këto informacione dhe sa relevante janë ata burime. Çdonjeri do ta lexonte këtë tekst me një sy kritik sepse nuk mjafton vetëm të thuhet “Agjencia e lajmeve INA meson…” por edhe si e mësoi këtë.

Autori në tekstin e tij përmend tre pika fokusimi mbi të cilat ka ndërtuar çasjen e tij informuese:

E para; ai thotë se Ali Ahmeti ka mbetur i vetëm” dhe nuk i beson më askujt në partinë e tij.

E dyta; autori thotë se “ai tanimë ka ‘varur pushkën’ vetëm  tek deputeti Artan Grubi.

E treta; autori përfundon se “Kjo si duket ka revoltuar akoma më shumë disa nga themeluesit e partisë, të cilët nuk pajtohen asesi me faktin që Grubi të bëhet personi numër 1 në parti”.

Të tre palët e theksuara në tekst është dashur të shrytëzohen si burime informacioni me qëllim që teksti të fitonte peshë dhe të hynte në kuadrin e një informimi serioz, pa komente të autorit dhe me një çasje shumë më serioze dhe profesionale, ashtu si duhet të jetë një lajm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button