Aeroplani e pret Gruevskin 30 minuta, reagon TAV Maqedoni

Mbrëmë në aeroportin e Shkupit, pasagjerët në aeroplanin që ka fluturuar për në Romë, pasagjerët kanë pritur gjysmë orë për shkak të vonesës së Gruevskit dhe gruas së tij Borkica të cilët përmes Romës kanë udhëtuar për në Madrid. Pasagjerët dhe avio kompania kanë qenë të zemëruar, duke reaguar dhunshëm, njofton Libertas.

Siç mund të shihet nga sajti i aeroportit të Shkupit, fluturimi është operuar nga katër kompani, është dashur të fluturojë në ora 17:15 pasdite, por ishte vonuar për 29 minuta që do të thotë ka fluturuar në ora 17:44.

fl

Në këtë fluturim me Gruevskin, siç thuhet është dashur të jetë edhe edhe kushëriri i tij, ish-drejtor i DSK-së Sasho Mijalkov, por ai nuk është paraqitur.

Në lidhje me rastin kanë reaguar edhe nga TAV Maqedoni.

“Si operatorë të aeroportit, nuk kemi kompetenca të stopojmë ose anulojmë fluturime. Ne për aviokompanitë e sigurojmë shërbimin më të mirë të mundshëm me qëllim minimizimin e anulimit në aeroportet tona”, thonë nga TAV Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button