Marrëveshja Përzhinos, Stejt Departamenti Amerikan: Partitë politike nuk respektuan afatin kyç

“I inkurajojmë liderët e partive në Maqedoni të vazhdojnë përparimin që e arritën me implementimin e marrëveshjes së 15 qershorit, që paraqiste mënyrën më të mirë për daljen nga kriza dhe hapjen e rrugës për zgjedhje fer në prill të vitit të ardhshëm. Partitë kanë lëshuar afatin kyç që të pajtohen rreth çështjeve të rëndësishme lidhur me formimin e qeverisë, mbrojtjen e të a.q. ‘informatorë” dhe mbrojtjen e sigurisë”, kështu deklaroi zëdhënësi si Stejt Departamentit amerikan, Xhon Kirbi, në lidhje me krizën në Maqedoni, transmeton Portalb.

Ai shpreson se partitë politike në vend nuk do të ndërhyjnë në punën e prokurores speciale. Sipas tij, partitë politike duhet t’i ndihmojnë prokurores speciale gjatë mandatit të saj.

Marrëveshja e Përzhinos nuk arriti t’i bind grupet punuese për respektimin e afateve kohore, që parashiheshin në dokumentin që vet grupet punuese i nënshkruan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button