Ndërmjetësi Van Hojte komenton ligjin për “bombat”

Sot para takimit të përfaqësuesve të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ndërmjetësuesi i tyre Van Hojte, tha se nuk mund të bësh legjislacione nëse nuk i përshtatesh standardeve evropiane, njofton TV ERA.

I pyetur rreth ligjit për mospublikimin e bombave, çështje kjo për të cilën mbrëmë liderët e katër partive dhe komesari Han harxhuan rreth tetë orë të bisedimeve, Van Hojte tha se në këtë rast nuk flitet për pajtueshmëri të partive, por për pajtueshmëri me standarde ndërkombëtare.

“Nuk bëhet fjalë për pajtueshmëri të partive. Kjo çështje duhet të jetë në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Kështu që kjo është më e rëndësishmja për momentin. Nuk mund të bësh legjislacion, nëse ke ambicie për të qenë anëtare e Unionit Evropian. Nuk mjafton të kesh vetëm ambicie, duhet të pajtohesh me standardet evropiane”, ka thënë ndërmjetësuesi Piter Van Hojte.

Ai gjithashtu thotë se takimet e stërzgjatura janë të lodhshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe shpreson që takimi të mos zgjasë deri pas mesnate.

Sonte në ora 12 skadon afati për emërimin e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, ndërkaq deri më tani ka skaduar edhe afati për Kodin Zgjedhor, ndërsa është vënë në pikëpyetje edhe çështja e Prokurorisë Speciale, si e vetmja pikë e marrëveshjes që u realizua në afatin e paraparë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button