Komuna e Gostivarit dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Me një ceremoni rasti të mbajtur në Komunën e Gostivarit, kryetari Nevzat Bejta dhe zëvendës shefja e misionit të “OSBE” në Shkup, Mariane Berec nënshkruan memorandum për bashkëpunim për implementimin e projektit “promovim të qeverisjes së mirë në administratën  publike sipas parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Me dokumentin e nënshkruar, OSBE-ja dhe Komuna e Gostivar do të bashkëpunojnë për qëllim të implementimit të aktiviteteve të parapara në projektin e quajtur “CAF”, korniza për vlerësim të përbashkët.

Komuna e Gostivarit u zgjodh si njëra prej tre komunave ku OSBE-ja vendosi të financojë   implementimin e këtij projekti që është obligim ligjor i të gjitha institucioneve në Republikën e Maqedonisë.

“CAF”, korniza për vlerësim të përbashkët, është vazhdimësi e implementimit të “ISO”,  standardeve. Në kuadër të projektit janë parapare punëtori për këshilltarët dhe administratën.

Grupi punues i përbërë prej përfaqësuesve të Komunës është duke punuar në të gjitha kriteret sipas ‘CAF” dhe deri në nëntor duhet ta përgatis strategjinë për dy vitet e ardhshme të veprimit (përmirësimit) të punës në Komunë.

Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetari Bejta dhe ambasadorja Berec vizituan zyrat e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button