Tajfuni Koppu goditi Filipinet, evakuohen mijëra persona

Mijëra persona janë evakuuar në veri të Filipineve si pasojë e goditjes së tajfunit Koppu, që ka shkatërruar objekte, pemët, shtylla e shpërndarjes së energjisë elektrike, etj, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Mbrojtja civile në Manilë lajmërojnë se deri më tani nuk janë regjistruar viktima, por ekipet kompetente janë në terren duke mbledhur të dhëna për pasojat dhe dëmet që barti era me shpejtësi deri në 210 kilometra në orë.

Rajoni më i prekur deri më tani është Aurora, ku janë evakuuar mbi 4.000 persona, konkretisht 1.074 familje.

Një agjenci filipinase e lajmeve  raporton se për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës plotësisht është ndërprerë komunikimi në qytetet  Casiguran, Dinalungan dhe Dilasag.

Zyrtarët filipinas paralajmërojnë banorët e zonave të kërcënuara që t’ju përmbahen udhëzimit të ekipeve të shpëtimit dhe ekipeve të tjera që janë në terren, ndërsa ulja e intensitetit të tajfunit pritet gjatë mbrëmjeve të ardhshme.

Dhjetëra fluturime ajrore në Manila janë anuluar. Sipas vlerësimit të meteorologëve, tajfuni Koppu gjatë orëve të ardhshme do të duhet të lëviz në drejtimin veriperëndimor,  ndërsa të martën mund të shndërrohet në stuhi tropikale. Përmirësimi i motit në Filipine pritet nga fundi i javës.

Filipinet për çdo vit mesatarisht përballen me 20 stuhi, prej të cilave shumica kanë pasoja tragjike. Tajfuni Hajyan në vitin 2013 ka qenë njëri nga më të fuqishmit i cili për disa ditë shkatërroi ishuj në pjesën qendrore të vendit duke lënë të vdekur disa mijëra persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button