Steinmeier: Nuk mund të detyrojmë Moskën dhe Uashingtonin që të jenë më transparent

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se “Nuk mund të detyrojmë Moskën dhe Uashingtonin që të jenë më transparent”, raporton Anadolu Agency.

Steinmeier i cili foli në ndërtesën e Hulumtimeve Ndërkombëtare të Ministrisë së jashtme të Iranit, ku u bisedua problemi i Sirisë në “Takimin përgatitor për Konferencën e Sigurisë në Munih” theksoi se, “Ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve në periudhën e ish-presidentit të SHBA-ve George W. Bush, është një ndër shkaqet për problemet e hasura në rajon. Shpresoj që më tej mos të bëhen gabime të tilla”.

Steinmeier i cili theksoi se ka njerëz të cilët janë duke menduar se për ta zgjedhur problemin në Siri Bashar Asadi duhet të largohet, tha se shtetet në rajon ndër të cilët është edhe Turqia duhet të marrin pjesë në bisedimet për zgjedhjen e problemit në Siri

Në takimin të cilën do të zgjas një ditë morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme të Iran-it Cevad Zarif, Kryeministri i Qeverisë rajonale kurde të Irakut Neçirvan Barzani, Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Selahaddin Rabbani, Ministri i Punëve të Jashtme të Irakut Ibrahim Caferi, Ministri i Punëve të Jashtme të Libanit Cibran Basil, Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sirisë nga OKB-ja Remzi Izzettin, Zëvendësja e Përfaqësuesit të Lartë për Punëve të Jashtme të BE-së Helga Schmidt, Kryetarja e Komitetit Kuvendar të Punëve të Jashtme të Francës Elisabeth Guigou, Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit Yusuf bin Alevi bin Abdullah dhe një numër i madhë i diplomatëve dhe përfaqësuesve nga shtetet e rajonit, BE-së dhe OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button