Rusia kontakton Turqinë për fluturaken e rrëzuar

Ministria e Mbrojtës së Rusisë ka deklaruar se ka vendosur kontaktet me ushtrinë e Turqisë, rreth aeroplanëve ushtarak rusë, disa orë pasi Turqia ka rrëzuar një fluturake të paidentifikuar, që ka kaluar në hapësirën ajrore turke, nga Siria, transmeton REL.
Zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov ka thënë se do të konsultohet me zyrtarë e Turqisë, në Stamboll, 18 tetor.

Autoritet turke kanë deklaruar se kanë dërguar një ekip për të hulumtuar ngjarjen në terren.

Zyrtarë amerikanë besojnë se fluturakja ka qenë ruse.

Agjencia ruse e lajmeve RIA-Novosti ka cituar burimet ushtarake të Rusisë të kenë thënë se të gjithë avionët rusë në Siri janë duke operuar ashtu siç ka qenë e planifikuar.

Turqia është ankuar vazhdimisht se avionët rusë, që kryejnë sulme ajrore në Siri, shkelin hapësirën e saj ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button