‘Çartet’ edhe opozita në Shqipëri, sulmojnë me papate dhe molla

Nëse në Kuvendin e Kosovës po gjuhet me vezë në atë të Shqipërisë po përdoren mollët dhe patatet si sulm dhe pakënaqësi ndaj Qeverisë.

Sot kanë qenë një grup fermerësh nga Korça të cilët kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë për prodhimet bujqësore që po iu kalben. Duke shprehur irritimin e tyre ata kanë gjuajtur me mollë në drejtim të makinave të deputetëve.

Menjëherë ka ndërhyrë policia duke i larguar nga oborri i Kuvendit, ndërkohë që fermerët janë mbështetur nga deputetë të opozitës.

Me protestën e tyre ata i kërkuan Qeverisë mbështetje financiare në formën e subvencioneve dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve të tyre pasi gjithçka që kanë mbjellë po iu kalbet dhe po iu shkon dëm.

“Ne po heqim atë prodhim që kemi bërë me sakrificë,dhe banorët e Tiranës ta shikojnë , se jemi në fazën kulmore ku prodhimi ësh të i gatshëm për treg dhe kjo ka një cikël të caktuar të kohës për të rezistuar . Tani produkti po shkon në finishin e kohës së tij dhe koha nuk pret më. Për të gjitha këto ne lëshojmë një mesazh; lëvizni në drejtim të Devollit se malli po rri stok”, tha njëri ndër fermerët e zemëruar.

Ndërsa ish ministri i Financave Ridvan Bode, aktualisht deputet i opozitës ndërsa mbështeti kauzën e fermerëve, akuzoi Qeverinë se për 5 lekë më shumë nga dogana, importon produkte që i ka këtu në Shqipëri, dhe dëmton kështu ekonominë e fermerëve vendas.

“Kjo qeveri nuk ka ndjesi. Qeveria në këmbim të 5 lekëve më shumë nga doganat të cilat vazhdojnë dhe thellojnë gropën e madhe në buxhet importon prodhimet bujqësore, prodhimet blegtorale . Kurse mollët tuaja, patatet tuaja, fasulet tuaja, perimet tuaja, prodhimet që ju realizoni nuk po të gjejnë dot kur vend në tregun shqiptar”, tha Bode.
Fermerët nuk janë pritur nga deputetët të mazhorancës për të diskutuar për problemet e tyre, por janë larguar nga policia prej ambienteve të Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button