Rendja pas senzancionit nuk sjell besim te lexuesit

Është një betejë ndër-mediatike tentativa për të bërë lajmet të pikasin në vëmendjen e publikut. Ndonjëherë, thjeshtë, duke shtuar një dozë senzacionalizmi të paarsyetuar nga informacionet që gjejmë brenda tekstit. Ky tekst që po recensojmë është i njëanshëm dhe me mungesë të disa informatave bazë që e përbëjnë një tekst gazetaresk. Çështja që është hapur është mjaft legjitime por i mungojnë shumë elemente për ta bërë një lajm të mirëfilltë pasi që autori nuk ka kontaktuar të gjitha palët e prekura.

LAJM   Skandal  Qeveria nuk jep leje për transport falas të emigrantëveLinku deri te artikulli origjinal: “Skandal: Qeveria nuk jep leje për transport falas të emigrantëve”

Data dhe koha e publikimit: 10/10/2015

Data e recensionit: 12/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Autori vetëm ka përcjellë atë që ka pohuar një organizatë tjetër duke e plasuar si informatë të gatshme. Për më tepër, ai, i ka shtuar sensacion tekstit në titull duke e quajtur si “skandal” mos dhënien e lejes për transport. Por askund në tekst nuk ka shpalosur informacionet e nevojshme se si bëhet aplikimi për leje, sa duhet pritur për leje dhe çfarë lloji të lejes për transport ka mundësi të marrë kjo organizatë. Nëse jo, cilat janë alternativat tjera që në mënyrë ligjore të mund të bëjnë transportimin.

Problem i këtij teksti është gjithashtu gjeneralizimi, duke u nisur nga një problem i një organizate të cilësuar si problem i të gjitha organizatave joqeveritare. Nuk mund të shkruhet një tekst duke u bazuar vetëm në deklaratat e njërës anë që akuzon dikë për ndonjë problem, kurse ana tjetër nuk qëndron askund.

Ministria e transportit dhe lidhjeve tani një kohë të gjatë nuk është duke u përgjigjur ndaj iniciativave të organizatave qeveritare që kanë treguar gatishmëri për sigurimin e transportit pa pagesë të emigrantëve të cilët po tranzitojnë nëpër Maqedoni, në rrugën drejt Evropës Perëndimore, merr vesh “Lajm” nga burime të mirinformuara. Këto informacione i konfirmon edhe kryetari i OH “Hilal”, Mustafë Dauti, organizatë e cila para një muaji ka kërkuar, por ende nuk ka marrë  leje prej MPB-së dhe Ministrisë së Transportit që të fillojë me transport falas të refugjatëve.

Teksti tërë kohën drejton akuza deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për pengesa në transportimin falas të refugjatëve. “Ministria e transportit nga ana tjetër vazhdon të heshtë” por autori i tekstit nuk thotë nëse vetë ka tentuar të kontaktojë me ministrinë përkatëse gjegjësisht me zëvendësin shqiptar në këtë ministri Nimetulla Halimi, për të vërtetuar këto obstruksione për të cilat akuzon organizata “Hilal”.

MPB është përgjigjur para 4-5 ditëve duke falënderuar “Hilalin” për gatishmërinë e treguar dhe duke hedhur topin te Ministria e transportit si organ kompetent. Ministria e transportit nga ana tjetër vazhdon të heshtë. Dauti vlerëson se në këtë mënyrë MTL po mbron interesin e shtetit, që refugjatët të transportohen vetëm përmes hekurudhave, me çka dëshiron të mbushë buxhetin shtetëror në kurriz të refugjatëve. 

 Kodi Etik i gazetarëve të Maqedonisë kujton se verifikimi i  informatave është shtylla në të cilën duhet mbajtur gazetarët:

“Verifikimi i fakteve është zemra e gazetarisë. Kur u paraqit koncepti i objektivitetit të profesionit, kjo nuk nënkuptonte se gazetarët janë të çliruar nga paragjykimet. Prandaj objektiviteti dhe balanci janë të nevojshëm për të mos cënuar vërtetësinë e informacionit për shkak të paragjykimeve kulturore dhe personale të gazetarëve. Metodologjia është objektive, e jo gazetari. Kërkimi sa më shumë të jetë e mundur e dëshmitarëve, aq sa më shumë të jetë e mundur e burimeve adekuate, hapja e mundësive për mendime të shumëllojshme, janë hapa që i demostrojnë standardet e gazetarësisë objektive. Këto instrumente të verifikimit dhe dëshmisë e veçojnë gazetarinë nga format e tjera të komunikimit, siç janë propaganda, fiksioni ose zbavitja”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button