Pensionet e çoroditura nga Qeveria e çoroditura

Kosova nuk ka skemë të beneficionit të cilat zhvillojnë jetën e qytetarit, andaj është e renditur si një nga shtetet më të varfëra në Evropë. Suksesi i një qeverisjeje do duhej të shikohet tek impakti që ajo ka pasur mbi jetën ekonomike të një vendi, tek mirëqënia që i ka siguruar qytetarëve të vet. Andaj mungesa e politikave ekonomik bën që ky “sukses” i tillë i një qeverisje të Kosovës të varfërojë edhe më tepër popullatën. Qeverisja në Kosovë ka karakter shumëdimensional, ajo tashmë lirisht mund të identifikohet me të papunët apo me familjet që jetojnë në varfëri ekstreme ekonomike, identifikohet gjithashtu me kategoritë të cilat janë të përjashtuara nga të drejta themelore për të pasur një banesë, ushqim të mjaftueshëm, ngrohje dhe veshje në dimër, punë në përputhje me aftësitë fizike dhe nivelin arsimor, akses në shërbim shëndetësor, mbrojtje nga grabitja dhe dhuna.

Është i pakuptimtë që nuk dëgjohet zëri për të kërkuar të drejtat, pensionet dhe paga për të arritur një jetesë normale, pensione dinjitoze për veteranët e luftës, inavlidëve ,familjeve të dëshmorëve dhe të martirëve. E gjithë kjo vjen si rrjedhim i politikës së keqe dhe keqqeverisjes. Ne si popull shqiptar jemi bartës të vlerave më të mira të patriotizmit shqiptar dhe të atdhetarizmit, por edhe si veteranë të Luftës Çlirimtare.

Ne nderojmë historinë tonë kombëtare dhe luftën e shenjtë çlirimtare duke u përulur para Dëshmorëve dhe Matirëve të vet, si një faqe të ndritur të historisë, ku roli i veteranëve të luftës duhet të mbetet një pikë referimi e palëvizshme. Luftëtarët bënë përpjekjen për të çliruar vendin nga dhuna dhe masakrat e fashistëve serb dhe e rreshtuan Kosovën në anën e duhur të historisë, krah për krah me të gjitha fuqitë e mëdha çlirimtare.

Po ç’po bën kjo Qeveri për ta?

Me mundin dhe sakrificat tona, kontribuam për zhvillimin e vendit dhe krijuam kulturën e punës e të shërbimit ndaj atdheut. E ne duhet edhe t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit të pensioneve për këto kategori, që qeveria po e diskriminon. Kësaj qeverisjeje po i konvenon shkelja e të drejtave të kësaj kategorie,duke u munduar në çdo formë dhe më gjdo kushte t’i poshtërojë. Po e them qëllimshë poshtrim, sepse kjo ndihmë sociale pas 15 viteve, pas gjithë këtyre vetëvrasjeve të veteranëve dhe gjendjes mizerale te shumë prej tyre, të japësh shumë kaq të paktë, është edhe ofendim, 170 euro për një familje veteranësh është vetëm pë t’i mbuluar shpenzimet mjekësore e barnat.

Kjo qeverisje antikombëtare po gjen forma bashkëpunimi për ta mbyllur frikshëm dhe prekshëm plagën e hapur të çlirimtarëve duke i “dekoruar” me kompensimin poshtërues. Ne duhet ta ndryshojmë rrënjësisht këtë realitet kaotik e shpërndarë nga dora politike e cila po ndryshon edhe realitetin e shtetit, duke nëpërkëmb historinë dhe vlerat e saja.

Andaj për t’i dhënë zgjidhje një numri të gjerë problemesh, duke përfshirë edhe “pensionet”e kategorivë të dalura nga lufta, duhet bërë uniformën garanci të qetësisë së familjeve dhe të ardhmës së tyre, ashtu si çdo familje e barabart më pushtetarët. Gjë që vështirë realizohet pa angazhimin e të gjithë veteranëve.

Me këtë koalicion qeveritar ka dalë në pah pabarazi dhe shtypje serioze ndaj vlerave të luftës në parim me vendimet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.

Prandaj ne duhet që të mendojmë se jemi përkrahës të një shteti, të një kombi, të një populli që vlerë ka barazinë, dhe vetëm duke menduar dhe vepruar për të mirën e këtij populli , do të arrijmë të rrisim standardin e jetesës të çdo qytetari. Ne besojmë se kështu do t’i jepet përfundimisht fund çorodisë mbizotëruese të kësaj qeverie, që po materializohet me politizimin e tejskajshëm, ndërsa qytetarin po e drejton në një rrugë të rrezikshëm dhe të pambrojtur nga rreziqet me të cilat po përballen çdo ditë.

Veteranët duhet të angazhohen në shoqëri, duhet të ketë perkujdesje të vazhdueshme, trajtim, të kenë mirëqenie dhe jo vetëm të dekorohen e të trajtohen si raste sociale. Kjo qeveri e lluksit ku darka hanë e derivate ne ditë hargjojnë sa një pension veterani duhet t’i reagohet në vazhdimsi. Shoqatat e dalura nga lufta nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta fuqizuar ndikimin e veteranëve edhe në vendimmarrje për të drejtat e tyre. Partiakizimi i tyre dhe angazhimi në parti politike që kanë qeverisur Kosovën për 15 vite ka bëre që veteranët të mbledhin kanaqe, të punojnë punë të rënda e shumë prej tyre edhe nuk janë të punësuar asnjëherë. E këtë ndryshim duhet ta bëjmë ne së bashku me qytetarët e Republikës. Shteti duhet të ketë rrënjët mbi vlerat e luftës, pa qeverinë e lluksit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button