Dashuria, magjia më e fuqishme që mund të ekzistojë

Dashuria është esenca e jetës. Magjia më e fuqishme që mund të ekzistojë, asnjë nuk i shpëton dot, ka aftësinë të gjejë secilin herët a vonë. Ndjenja e dashuruarit është biokimi e pastër. Dashurin e ndez adrenalina, hormoni i gjëndrës mbi veshkore, tajimi i shtuar i adrenalinës rezulton në të rrahurat e zemrës.

Ajo është ndjenja e lartë e sinqertë dhe e thellë që lind nga zemra është ndjenja fisnike, e cila nuk pret asnjëherë atë çka do të takoj, nuk njeh kushte apo trajtim të tipit tregtar. Dashuria përbëhet prej tri kimbo nentësh: intimiteti, pasioni dhe vendimi/angazhimi. Këto tre komponentë mund të formojnë tetë lloje dashurish. Dashuria pa dashuri karakterizon shumicën e bashkëveprimeve sociale të rastit në të cilat mungojnë tre komponentët . Dëshirimi përfaqëson miqësitë dhe ndodh vetëm në kushtet e intimitetit. Dashuria e verbër vjen prej pasionit, ndodh në kushtet e eksitimit fiziologjik dhe lidhet zakonisht me një marrëdhënie afat shkurtër.

Dashuria e zbrazët vjen vetëm nën veprimin e vendim /angazhimit dhe lindë nga marrëdhënie dashurore në të cilën mungon pasioni dhe afërsia. Dashuria romantike në ndikim të intimitetit dhe pasionit, karakterizohet nga pëlqimi fizik dhe përputhje emocionale. Nën veprimin e intimitetit dhe të vendim/angazhimit lind dashuria bashkëshortore, siç ndodh në martesë ku “pasioni ka vdekur” . Dashuria absurde është një romancë e furishme që bën që çifti të bjerë në dashuri të martohet shumë shpejtë, prej kësaj ose zhvillohet intimiteti apo marrëdhënia merr fund. Dashuria e përkryer kërkon të veprojnë që të tre komponentët : Intimiteti, pasioni , dhe vendim /angazhimi . Kjo dashuri është ideali i shumicës së njerëzve në situata romantike, por shpesh për ta ruajtur këtë dashuri prej një periudhe të gjatë kohe.

Dashuria e vërtet duhet të jetë larg hipokrizisë, e pastër nga çdo dyshim , larg artificializmit. Duhet të burojë nga thellësua e zemrës e shpirtit, ndjenja më sublime mbi përcaktimin e së cilës janë shprehur sa e sa shkrimtarë, poetë në të gjitha kohërat duke e përkufizuar në shumë forma por subjekti është i njëjtë. Baza e dashurisë shfaqet në formën e solidaritetit , mirëkuptimit , sakrificës, faljes , respektit të ndërsjellët. Njeriu jeton për të dashuruar për t’ia dhuruar dashurinë sepse ajo është perla bashkëshortore.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button