Digjitalizimi në Maqedoni i shtrenjtë, mediet nuk kanë hesap!

Dy vjet pas digjitalizimit të radiove dhe televizioneve, pronarët e medieve pohojnë se çmimi për digjitalizim është shumë i shtrenjtë dhe për këtë arsye nuk po përdoren të gjitha kapacitetet që ai i ofron, njofton TV21.

Sipas Goran Gavrillovit, pronarit të “Kanal 77”, çmimi për kalimin nga sistemi analog në digjital është trefish më e shtrenjtë, gjegjësisht pesëfish nëse do të rrezatonte në definicion të lartë (HD). Sipas tij, askush prej radiodifuzerëve nuk po e përdor këtë të drejtë, për arsye se është shumë e shtrenjtë. “Bëhet fjalë për 300 mijë euro qira vjetore për a që janë HD, kurse 157 mijë euro për ato që janë me definicion standard (SD) – këto janë para tepër të shumta për tregun tonë dhe ne këtë çmim nuk mundemi ta paguajmë, kurse kapacitet kemi… Konsideroj se është situatë alarmante dhe, po qe se Maqedonia dëshiron të ketë cilësi HD, atëherë duhet të bëjë diç në këtë aspekt”, thotë Gavrillov.

Ai shtoi edhe se për operatorët ky çmim është shumë i ulët për shkak të çmimit për mirëmbajtje të rrjetit, por, në anën tjetër, çmimin e kanë marrë me tender, kurse e paguajnë pronarët e mediumeve.

Megjithatë, anëtari i mëparshëm i Këshillit për Radiodifuzion, Stole Naumov, thotë se kjo gjendje nuk u shkon për shtati mediumeve dhe mund të vijë situata si në Slloveni, kur për shkak të çmimit tepër të lartë u tërhoq Telekomi norvegjez. “Në Slloveni operatori komercial u tërhoq dhe kërkoi dëmshpërblim prej shtetit. Shpresoj se te ne kjo nuk do të ndodhë, se do të arrihet marrëveshje dhe se çmimet do të bëhen më atraktive në mënyrë që televizionet të vendosin të rrezatojnë me kombinimin “free to air” në vend se të ikin në kabllo”, vlerëson Naumov.

Kur filloi digjitalizimi në vitin 2013, Agjencia për Komunikime Elektronike patën thënë se për një vit do të bëhet analizimi i tregut dhe shpenzimet e “Uan” dhe se do të dilej me çmimore të pranueshme edhe për radiodifuzerët, edhe për operatorin e multipleksit “Uan”. Sot kërkuam përgjigje nga Agjencia për Komunikime Elektronike, e na shpjeguan se ata që duhet të jepnin përgjigje kishin qenë në udhëtim.

Projekti i digjitalizimit në radiodifuzion: arritje, sfida dhe perspektiva do të zgjasë një vit dhe do të përmbajë rekomandime për atë se si do të duhet të avancohet në të ardhmen digjitalizimi në radiodifuzion.

Lajme të ngjashme

Back to top button