Parlamenti iranian mbështet marrëveshjen për programin bërthamor me fuqitë e mëdha

Parlamenti iranian sot votoi marrëveshjen për programin bërthamor të arritur me fuqitë e mëdha botërore duke dhënë mbështetjen e tij. Që të realizohet marrëveshja ka mbetur që edhe Këshilli i Mbrojtjes të japë gjykimin e tij përfundimtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Mbrojtjes është një organ në të cilin ka 12 juristë. Nëse ata vendosin se marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe traditat islame mund të sjellë atë përsëri në Parlament për rishqyrtim.

Lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në politikën e Iranit, para 290 anëtarëve të Parlamentit tha se kanë mundësi të miratojnë dhe refuzojnë marrëveshjen në fjalë. Me këtë rast doli se marrëveshja ka marrë mbështetjen e 161 deputetëve. Kundër ishin 59, 13 abstenuan, dhe 17 nuk kanë votuar. Seanca e Parlamentit nuk është ndjekur nga 40 deputetë.

Sot nuk u bë e ditur se kur do të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes për të diskutuar rreth marrëveshjes dhe për të marrë vendimet e saj. Nëse deklarohen pozitivisht, Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, i udhëhequr nga presidenti Hassan Rouhani, do të mund të zbatojë marrëveshjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button