Maqedonia feston Ditën e Kryengritjes antifashiste

Republika e Maqedonisë sot e shënon 74-vjetorin nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe lufta nacional-çlirimtare.

Kryengritja e organizuar filloi në vitin 1941 kur luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit që e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, ndërsa ditën tjetër, më 12 tetor, u  prononcuan edhe partizanët nga Aradha e Kumanovës.

11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.

Tradicionalisht për këtë festë sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Shtatëdhjetë e katër vjetori nga Kryengritja popullore e Maqedonisë dje u shënua edhe me akademi solemne në Teatrin Popullor të Maqedonisë, në të cilën pati fjalim kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button