Patriotizmi shqiptar

Është e çuditshme se si njerëzit mendojnë se çdo gjë, kryesisht ato pozitive provokohen nga ata vetë, ndërsa për të këqijat thonë se fshihet ”dorat e fatit”.

E vërteta është ndryshe, fatin nuk e përcakton njeriu, por Zoti. Fundja në qoftë se gjithçka varej nga ne, askush nuk do ta zgjidhte zhgënjimin, vuajtjen apo dështimin! Do e lidhi këtë të fundit fjali me humbjen që pësoi skuadra jonë kundër çetnikëve më të fëlliqur që ka njohur toka! Shumë keq ardhëse se si zemrat tona na u bënë copë disa mbrëmje më parë. Le të jetë kjo një leksion për të gjithë ata që para ndeshjes bënë tifozllëk pa kontroll, që mbushën profilet e tyre nëpër rrjete sociale me statusa me kontest fitoreje dhe të gjithë atyre që pësuan tronditje emocionale pas lojës.

Ajo çfarë më dëshpëron më shumë është fakti se i vënë paradigma të reja fjalës ”patriotizëm”. E si mundet që brenda një nate të ndjesh gjithë atë dashuri për shqiptarinë? Ajo është thjesht një eufori afatshkurte! Duhet që nivel i masës të vetëdijesohet deri në atë pikë që të kuptojë se mënyra më e mirë për ta mposhtur çdokënd është puna dhe civilizimi në nivel mbarëkulturor, e jo futbolli! Futbolli kurrë nuk e çon një komb një hap para në çfarëdo lloj konteksti! Dua që kjo humbje ”drastike” të na shërbejë si motivim edhe më i madh për ndeshjen e radhës.

Këtë herë, kombëtarja jonë ka më shumë nevojë për përkrahje se sa kurrë, jo përmes valëvitjes së flamujve në stadium e as brohoritjeve, po përmes asaj që vie vetëm nga brenda- besimin në djemtë tanë! T’i përkrahim fuqishëm dhe t’ju tregojmë se ata vërtetë kësaj radhë mund t’ia dalin! Kurse frazat si “O sa mirë me qenë shqiptar” shpresojmë t’i dëgjojmë pas ndeshjes, dhe jo para! Patriotizëm do të thotë që me kokën lartë dhe me vetëdije të plotë të dish faktin se i përket këtij apo atij kombi! Patriotizëm do të thotë ta avancosh intelektualist vendin tënd dhe ta duash atë pa asnjë kusht ndaj egos tënd.

Patriotizëm nuk do të thotë ta braktisësh tokën e huaj e të kthehesh në mëmëdhe, ajo çfarë ka rëndësi është që të bartësh dhe ta ruash me fanatizëm gjuhën dhe vlerat popullore kudo që të shpjerin rrugët e jetës. Patriotizëm do të thotë ta mbrosh dhe të krenohesh me historinë e popullit tënd dhe të arriturat e disa emrave eminent shqiptar në lëmi shkencore dhe shoqërore. Patriotizmi jonë kurrë të mos varet nga një lojë futbolli! Assesi mos t’ia lejojmë vetes që të shteret dashuria për shqiptarët nga një ”rrëzim” apo mposhtje.

Që të njohësh triumfin, duhet të shembesh në tokë disa herë! Nuk mund të mohohet fakti se serbët bënë lojë më të mirë, strategjikisht. Për këtë vetëm zgjatja dorën dhe uroje! Të humbasësh dhe të pranosh humbjen me aq maturi siç e bënë skuadra jonë, kjo është për çdo lëvdatë! Kuptohet që një humbje e tillë shkaktoi një dëshpërim të thellë edhe për skuadrën qe u përcoll tek të gjithë ne, por ajo çfarë më se shumti ka rëndësi është mirëqenia e tyre në këto ditë.

Sido qoftë, edhe këtë herë kemi dëshmuar se ne, vërtetë jemi një popull mikpritës ndaj mysafirëve tanë, sllav! Patriotizmi shqiptar le të jetë një sinonim i vlerave njerëzore! Ata fituan ndeshjen, dhe i përgëzoj për këtë se vërtetë kanë bërë lojë të mirë, ama të mos harrojmë se në natyrën e tyre jeton vetë dreqi, ata do të mbeten popull tiran dhe gjakpirës përgjithmonë! Këtë e dinë shumë mirë e gjithë bota, dhe historia është dëshmitare! Ky mit për ta është i gjallë dhe i adresohet të gjithë serbëve! E këto atribute të ndyta ne nuk i kemi, m’u për këtë krenohem që jam bijë shqiptare!

Lajme të ngjashme

Back to top button