KE për Kodin Zgjedhor: Zgjedhjet po afrohen, presim marrëveshje

Zëdhënësja e eurokomisarit për zgjerim, Maja Kociançiq, në emër të BE-së ka thënë se Brukseli zyrtar pret që partitë politike të arrijnë marrëveshje për Kodin Zgjedhor.

“Na vjen keq që me gjithë progresin që u arrit në kuadër të Grupit punues, partitë politike deri më tani nuk arritën ta finalizojnë punën e Reformave Zgjedhore. Ne fuqishëm i inkurajojmë partitë politike të arrijnë marrëveshje sa më herët, e që më mirë do të ishte të arrihet sot. Siç e dini, dita e zgjedhjeve po afrohet, ndërsa Kodi Zgjedhor duhet të miratohet dhe të fillohet me implementimin e tij. E keni të njohur se kjo duhet të ndodhë dhe zgjedhjet duhet të përgatiten”, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq.

Implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos, e cila i dha fund krizës politike verore, njëkohësisht është edhe kusht për Maqedoninë në dhënien e rekomandimit pozitiv për fillimin e bisedimeve për integrim në BE e që do të përfshihet në raport-progresin, që për shkak të krizës së refugjatëve është prolonguar për më 28 tetor, njofton RTVM2.

Lajme të ngjashme

Back to top button