Georgievski: Bisedimet në Përzhino janë banditizëm

“Përzhino është rast ku banditët hyjnë në shitore dhe robërojnë pesë fëmijë dhe thonë na jepni kaq para ose do t’ua vrasim fëmijët. Çka do të bëni? Do t’u jepni para? Jo. A do të bisedoni? Patjetër e keni të bisedoni sepse ajo është banditizëm. Do t’i vrasin të pafajshmit”, kështu e vlerëson Marrëveshjen e Përzhinos, ish kryeparlamentari, Lubisha Georgievski në intervistën e tij dhënë për Republika.mk, transmeton Portalb.

Kështu që i keni parasysh rolet, thotë ai, ne e kishim të patjetërsueshëm dialogun.

“Përzhino është absurd mbi absurdet. Përzhino është bazuar në konsensusin e katër partive të mëdha politike. Don të thotë se ka parti të mëdha dhe të vogla. Sipas ckafit ata janë më të vogla? Demokracia nuk njeh parti të mëdha dhe të vogla, ajo është bolshevizëm. Ideja e Përzhinos është bolshevike, ide që u deshtë ta komprometonte fituesin e zgjedhjeve. Sepse, morëm shumë hov, 10 zgjedhje me rend. Evropa nuk mund ta kupton këtë” theksoi Georgievski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button