NATO mblidhet urgjentisht: Rusia menjëherë të ndalojë sulmet në Siri

Këshilli i NATO-s ka kërkuar nga Rusia që të ndalojë sulmet ajrore në Siri dhe që urgjentisht të tërheq avionët nga hapësira ajrore e Turqisë.

Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, që janë ftuar nga sekretari gjeneral Jens Stoltenberg në Bruksel, kanë mbajtur sot një takim urgjent, ku është kërkuar nga Rusia që të suspendojë misionin ushtarak në Homs, Hama dhe Idlib , ku, siç është shkruar në deklaratë, kanë mbetur të vrarë civilë të opozitës më shumë se terroristë të ashtuquajturit Shtet Islamik, transmeton Indeksonline.

“Bëjmë thirrje tek Rusia që menjëherë të ndalojë këto sulme dhe të fokusohet në luftën kundër Shtetit Islamik dhe të gjehet zgjidhje për konfliktin përmes tranzicionit paqësor”, është thënë në deklaratën Këshillit të NATO-s.
Ambasadorët kanë tërhequr vërejtjen se incidentet e fundit në hapësirën ajrore të Turqisë kanë ngritur tensionet “në një nivel të rrezikshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button