Për 24 orë rreth 2 mijë emigrant marrin vërtetime në Maqedoni

Nga ora tetë e ditës së djeshme deri në ora tetë e ditës së sotme në Maqedonia janë dhënë 1 998 vërtetime për azilkërukesit thonë nga MPB, njofton Telegrafi.

Nga ata, 1 329 janë meshkuj 239 janë femra, 383 janë fëmijë të shoqëruar me bartësit e vërtetimit dhe 47 fëmijë që udhëtojnë pa prindërit e tyre.

Sipas nënshtetësisë me numër më të madh janë shtetasit nga Siria 1 001, nga Afganistani 748, Iraku 106, ndërsa nga shtete tjera janë me numër më të vogël.

Nga 19 qershori i këtij viti në Maqedoni kanë hyrë 115.499 shtetas të huaj të cilët kanë kërkuar vërtetim për azil dhe kanë kaluar transit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button