PLD: Qeveria po i bën peng të borxhit brezat e ardhshëm

“Bruto borxhi i jashtëm i Republikës së Maqedonisë, përfshirë tremujorin e dytë, në vitin 2015 është 7 miliardë e 100 milionë euro,  që është gati 71% e GDP-së së shtetit. Këto të dhëna të Bankës popullore qartazi e përshkruajnë gjendjen katastrofale ekonomike të shtetit në të cilën na solli Nikolla Gruevski dhe Qeveria e tij në ikje”, thonë nga Partia Liberal Demokrate, njofton Portalb.

“Këto fakte, për fat të keq nuk mund të kundërshtohen me asnjë nga propagandat qeveritare për pasqyrën rozë të Maqedonisë. Trendet e rritjes së borxhit po rriten, kështu që nuk ka “as për bukë e as për çokollatë”- siç do të thoshte ministri për financa, Zoran Stavreski”, thuhet në komunikatën e PLD-së.

Nga partia bëjnë thirrje që Qeveria të ndalojë rritjen e borxheve dhe në mënyrë të papërgjegjshme gjeneratat e reja t’i bëjë peng të borxhit.

Lajme të ngjashme

Back to top button